Aktualitet

Drafti i PS-së: Falen gjobat e ‘Covid-19’ dhe të ndërtimeve pa leje në zonat rurale!

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend draftin për faljen e gjobave të vendosura nga viti 2015 dhe të paekzekutuara ende.

40 deputetë socialistë kanë firmosur draftin i cili prek ata që janë gjobitur për ndërtime dhe ndërhyrje në shtëpi banimi deri te personat e gjobitur gjata pandemisë për shkelje të rregullave anti-covid.

Përcaktohet dhe se kush përfiton

– Të gjitha subjektet të cilët kanë bërë ndërtime dhe ndërhyrje në shtëpi banimi në zonat rurale, ndërtime dhe ndërhyrje në objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, mbajtjes të mjeteve të punës e inputeve bujqësore dhe blegtorale.

-Të gjitha subjektet që merren me aktivitetin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale.

-Të gjithë individët dhe subjektet në territorin e Republikës së Shqipërisë që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës Covid-19 gjatë periudhës së pandemisë.

Procedurat e zbatimit të anullimit së masave administrative të papaguara miratohen nga Këshilli i Ministrave me vendim të posaçëm brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi të këtij ligji.

Kliko këtu