Dua Lipa ka mbajtur një sërë koncertesh mbresëlënëse në Australi gjatë turneut të saj “Radical Optimism”. Këngëtarja 29-vjeçare, e cila kishte një ditë pushimi të enjten, e shfrytëzoi këtë mundësi për të vizituar plazhet ikonike të Sidney-t.
Ajo u shfaq në plazhin Tamarama me miqtë, duke mbajtur një bikini të vogël me pika dhe një fund kafe me detaje dantelle të bardhë, duke e kombinuar me një pamje natyrale pa makijazh dhe flokë të shkujdesura.
Pas një kohe relaksuese në plazh, Dua vuri një bluzë të bardhë me mbishkrimin “hardcore” dhe vazhdoi udhëtimin në qytet, duke ndaluar për të bërë një selfie me një roje plazhi. Më pas, ajo dhe shoqëria e saj u drejtuan për një kupë akulloreje në Gelato Messina, ku Dua tregoi se po shijonte çdo moment të këtij pushimi.
Këngëtarja ka qenë shumë e angazhuar me performancat e saj gjatë turneut australian, ku mbajti pesë koncerte në Melbourne dhe tani po performon në Sydney.
Gjatë një koncerti, ajo surprizoi fansat duke ftuar Troye Sivan për një performancë të energjisë së lartë me këngën “Rush”. Ajo gjithashtu ftoi Vance Joy për një duet të paharrueshëm gjatë një tjetër koncerti.
Pavarësisht orarit të ngjeshur, Dua ka shfrytëzuar kohën për aktivitete të tjera si vizita në kopshtin zoologjik Taronga dhe ushtrime yoga për të ruajtur formën. Ajo ka shpërndarë disa foto të ushtrimeve të saj në Instagram, ku tregon angazhimin dhe përgatitjen e saj intensive për turne.
Në një intervistë të mëparshme, Dua ka zbuluar se mënyra e saj e të ushqyerit ndryshon gjatë turneve, duke ndjekur një dietë të rreptë, e cila përfshin mish viçi dhe perime, dhe duke shmangur alkoolin dhe ushqimet pikante.
Ajo gjithashtu ka ndarë se rutina e saj stërvitore është shumë e ngarkuar, përfshirë vrapin, kërcimin dhe këndimin e bashkuar për të përballuar intensitetin e koncertëve.
Për më tepër, Dua ka shpjeguar se albumi i saj i fundit “Radical Optimism” ka lidhje me qëndrueshmërinë dhe përballimin e vështirësive, duke shfrytëzuar çdo mundësi për të vazhduar përpara, edhe kur situatat nuk shkojnë siç janë planifikuar.
Pas turneut në Australi, ajo do të udhëtojë për koncerte në Auckland dhe më pas do të rikthehet në Evropë.