Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura e alternime të herëpashershme me kthjellime, me këto të fundit më të theksuara pas mesdite.
Në momentin e vranësirave të dendura, në relievet kodrinore – malore të vendit ka reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formë pikash.
Era fryn me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 4 m/s. Në lugina dhe bregdet, hera-herës era pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
12/24
Diell re
Kukës
10/23
Diell re shi
Lezhë
12/24
Diell re
Dibër
8/23
Diell re shi
Durrës
12/24
Diell re shi
Tiranë
12/24
Diell re shi
Elbasan
12/25
Diell re shi
Berat
11/25
Diell re
Vlorë
12/24
Diell re
Korçë
7/23
Diell re
Gjirokastër
10/24
Diell re shi
Sarandë
12/24
Diell re