Bota

E hëna e zezë për Italinë, dy aksidente rrugore fatale

Ditë tragjike për Italinë. Dy aksidente rrugorë ndodhën këtë pasditë në vendin fqinj me shumë viktima. 12 persona shumica emigrantë ekstrakomunitarë humbën jetën në Foggia pasi furgoni me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion transporti në autostradë. Viktimat ishin të gjithë punonjës ditorë në agrikulturë. Ndërkohë në Bologna një auto-çisternë me lëndë djegëse shpërtheu në ecje e sipër duke iu marrë jetën 2 personave dhe plagosur 55 të tjerë. Edhe shumë automjete të tjera në zonë morën flakë. Një purtekë e lartë tymi të zi duket në të katër anët e qytetit të Bolognës.