Angelina Jolie u paraqit me fëmijët e saj, Zahara dhe Shiloh në premierën e filmit “The Eternals” në Rome Film Fest 2021 më 24 tetor. Angelina veshi një fustan platini pa rripa Atelier Versace, të punuar nga rrjetë metalike dhe të gjithë u mahnitën nga paraqitja e aktores. Por diçka tjetër nuk kaloi pa u komentuar.
Të gjithë njerëzit në rrjet po flasin për flokët e aktores. Edhe pse ndodh rëndomë që të shohim zgjatime flokësh të vendosura keq, nuk na e kishte marrë ndonjëherë mendja se do i shihnim ndonjëherë tek Angelina. Komentet e ndjekësve në rrjet kanë qenë të shumta dhe ata nuk u kursyen aspak.
https://twitter.com/jxeker/status/1452391648235859969?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1452391648235859969%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.topalbaniaradio.com%2Fv7%2Fkushdo-qe-ia-vendosi-zgjatimet-e-flokeve-angelina-s-duhet-te-kete-qene-mik-i-jennifer-aniston-ndjekesit-nuk-kursehen-ne-rrjet%2F
Por si ka mundësi që aktore kaq e famshme të ketë pasur një ‘incident’ të tillë? Sipas ekspertes së zgjatimeve të flokëve të vajzave të famshme, Priscilla Valles, gabimi i bukurisë së Jolie erdhi nga dendësia dhe vendosja jo e duhur e tyre. Ajo shpjegon:
Ajo që shkoi keq me këtë pamje është se nuk ka zgjatime të mjaftueshme dhe ato nuk janë lart. Vendosja e saktë përfshin fillimisht vendosjen e zgjatjeve sipër dhe më pas ndërtimin e tyre dhe krijimin e sigurisë që ka mjaftueshëm, në mënyrë që të mos shihni një vijë, e cila ishte e dukshme te Angelina.

Gjithashtu Priscilla tregoi dhe një problem tjetër që ndodh shpesh dhe sipas saj është ndërthurja e keqe mes ngjyrave.
Edhe nëse keni sasinë e duhur të zgjatimeve dhe i vendosni ato siç duhet, ngjyra që nuk është e duhur shkatërron të gjithë pamjen. Majat duhet të jenë gjithmonë gjysmë nuance më të çelura, ashtu siç do të ishin natyrshëm flokët nga rrënja në fund.