Celebrities Showbiz

“Kushdo që ia vendosi zgjatimet e flokëve Angelina-s, duhet të ketë qenë mik i Jennifer Aniston”, ndjekësit nuk kursehen në rrjet!

Angelina Jolie u paraqit me fëmijët e saj, Zahara dhe Shiloh në premierën e filmit “The Eternals” në Rome Film Fest 2021 më 24 tetor. Të treja shfaqën pamje elegante në tapetin e kuq. Angelina veshi një fustan platini pa rripa Atelier Versace, të punuar nga rrjetë metalike, ndërsa Zahara kishte një fustan të bardhë grek me rripa ari të kryqëzuar. Shiloh veshi një fustan të zi, të kombinuar me atlete me ngjyrë të verdhë neoni, të kuqe dhe të zeza.

Zgjedhja e fundit e Angelina Jolie duket me vend dhe kjo për arsyen e vetme pasi ajo e porositi markën e njohur ‘Versace’ t’i krijonte një pamje që i përkiste komplet një bote tjetër për premierën e ‘The Eternals’ në Festivalin e Filmit në Romë, në daljen më të fundit të superheroinës së ‘Marvel’, por askush nuk mundi ta parashikonte nivelin e hollësisë së pabesueshme të detajeve që na e dëshmoi në tapetin e kuq.

Të gjithë u mahnitën nga paraqitja e Angelina Jolie, por diçka tjetër nuk kaloi pa u komentuar. Të gjithë njerëzit në rrjet po flasin për flokët e aktores. Edhe pse ndodh rëndomë që të shohim zgjatime flokësh të vendosura keq, nuk na e kishte marrë ndonjëherë mendja se do i shihnim ndonjëherë tek Angelina. Disa nga ndjekësit reaguan në Twitter me komente të tipit:

Kush ia vendosi zgjatimet e flokëve Angelina Jolie-s? Ata duhet të pushohen nga puna.

Kushdo që ia ka bërë zgjatimet Angelina-s duhet të ketë qenë një mik i Jennifer Aniston.

Dikush tjetër shkroi:

Ju e dini që ajo kërkoi për të parë pjesën pas të flokëve dhe stilisti tha se nuk po gjen dot pasqyrën.