Gossip Live From Tirana

Elton Tozaj: “Personazhet publikë i krijojnë vetë thashethemet për veten e tyre!”

I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Elton Tozaj, për të folur mbi thashethemet që qarkullojnë për ne dhe a duhet t’i kushtojmë atyre rëndësi apo jo. Po ashtu ai ka shokuar dhe me disa raste specifike të personazheve publikë që kanë krijuar vetë thashetheme për veten e tyre…

Pesonazhet publikë vdesin të kenë thashetheme për veten e tyre. Mbarojnë. Madje, unë di të them dhe këtë tjetrën, që ato i krijojnë vetë. Ndodh shpeshherë, që meqë unë herë pas here shkruaj nëpër portale dhe bëj lajme si ‘freelancer’, ka shumë personazhe publikë të cilët kërkojnë përmes një shoku a një shoqe që kanë me vete, dhe i thonë: “Të lutem mund të shkosh 5 metra më larg dhe të më bësh një foto mua me këtë tjetrin sikur jam pa mendje?” Dhe ma dërgojnë foton dhe thonë: “Mund të bësh një lajm për mua – ‘kapet mat X me Y, çfarë po kurdisin?’” Është e pashmangshme.