Bota

Erdogan paralajmëron bojkot të produktet elektronike amerikane

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi bojkot të produkteve elektronike amerikane. Erdogan, theksoi se Turqia do të prodhojë produkte më të mira se çdo produkt i blerë nga jashtë me valuta të huaja dhe do t’i eksportojë ato. Ai po ashtu u shpreh se Turqia sot ka një nga sistemet bankare më solide në botë. Turqia dhe SHBA-ja janë duke përjetuar marrëdhënie të tensionuara në lidhje me çështjen e pastorit amerikan Andrew Brunson.