Live From Tirana

Është single?! Amber Candy: “Mashkulli duhet të ketë peshë, dua një si Sandokani!”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy. Ajo foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas eksperiencës brenda shtëpisë, planet e karrierës, marrëdhëniet me ish-banorët por dhe planet për të krijuar një familje…

Ronaldo: Me kë jeton këtë periudhë?

Amber: Jetoj vetëm. 

Ronaldo: Pra nuk je me dikë?

Amber: Pse duhet të jem me dikë? A kemi lindur vetëm në këtë botë? Unë jam shumë racionale në gjërat e mia dhe në momentin që nuk ndihem mirë ose e plotësuar nga një i dytë, më mirë zgjedh që të jetoj vetëm. 

Ronaldo: Mendon se ekziston ai i duhuri sot?

Amber: Mashkulli duhet të ketë peshë. Mendoj që rrjetet sociale kanë ndikuar në raportin në çift, por dhe meshkujt kanë filluar kurohen më shumë seç duhet. Mashkulli po nuk pati peshë… Nuk matet nga muskujt, duhet të ketë peshë truri.

Ronaldo: Si duhet të jetë burri ideal për ty?

Amber: Sandokani (qesh).