Estonia do shfuqizimin e orës verore. Ministri Estonez i Ekonomisë Kadri Simpson shpjegoi se praktika e lëvizjes së akrepave një orë përpara gjatë 6 muajve me diell, është bërë e vjetëruar dhe nuk lidhet më me misonin e kursimit të energjisë. Qeveria e Republikës së vogël baltike gjithashtu përmendi studime se ora verore sjell edhe dëme shëndetësore si çrregullimet e gjumit. Në këtë mënyrë Estonia i bashkohet Finlandës që lobon në BE për heqjen e ndryshimit të orës.