Sport

Europiani i Atletikës, Luisa Gega kualifikohet për në finale

Luiza Gega ia del mbanë të kualifikohet për në Finalen e garës së 3000 m me pengesa të Europianit të Atletikës, që zhvillohet këtë të djelë në Olimpiashtadion të Berlinit. Atletja shqiptare u rendit e dyta në baterinë e saj kualifikuese, pas zviceranes Schlumpf, me 9 minuta 33 sekonda e 11 të qintat, kohë që është larg rezultatit të saj më të mirë.