Bota

Evakuim emergjent i një fluturimi të Swiss Air/4 persona në spital!

Mbi 230 persona u detyruan të bënin një evakuim emergjent nga një avion i Swiss Air në Aeroportin e Delhit në orët e natës, pasi mjeti fluturues pati një problem me motorin gjatë ngritjes.  Agjencia zvicerane e lajmeve Blick raportoi lajmin, duke konfirmuar incidentin.

Në një deklaratë të cituar nga Blick, Swiss Air shpjegoi se katër pasagjerë u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa një anëtar i ekuipazhit pësoi një lëndim në kyçin e këmbës.

Sipas informacionit paraprak nga linja ajrore, problematika u shkaktua nga një problem me motorin e Airbus A330-343. Shumica e pasagjerëve në bord dolën nga aeroplani nëpërmjet rrëshqitëseve të emergjencës, referuar agjencisë së lajmeve ATS.