Bota

FBI: Hacker-at gati aksionin për të zbrazur bankomatët!

FBI paralajmëron bankat amerikane se një rrjet hacker-ash do sulmojnë sistemin bankar me synim zbrazjen e bankomatëve. Sipas FBI, sulmi mund të nisë që këtë fundjavë dhe synojnë të vjedhin sasi të konsiderueshme parash duke sulmuar sistemet informatike të bankomatëve të cilët mund të çoroditen lehtë nga viruset. Sipas FBI, hacker-at po përgatisin një operacion të quajtur “zbrazja e bankomatëve”.