Showbiz

Fifi vjen si nuse tradicionale në këngën e re

Fifi është një ndër këngëtaret më simpatike dhe me sens humori të cilën fansat nuk mërziten kurrë së pari.

Së fundmi ajo ka njoftuar se do të vijë me një ripunim të këngës popullore “A po vjen me mue” që do të shoqërohet edhe me një klip.

Në prag të publikimit të këngës, Fifi ka zbuluar edhe look-un aq të terheqës me të cilën do të shfaqet në klip.

Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, këngëtarja na zbuloi veshjen prej një nuseje me fustan tradicional shqiptar si edhe ngrim sa të bukur aq të freskët dhe flokët e kapura gjysmë bishti.