Edhe këtë të djelë, fluksi i automjeteve paraqitet më i lartë në disa akse të vendit, por nuk raportohen bllokime. Këtu përfshihen Rrethrrotullimi i Shëngjinit, si dhe Rruga e Velipojës, Lezhë-Shkodër, Fier-Levan, Orikum-Vlorë, Sarandë-Borsh, Himarë-Dhërmi dhe te Semafori i Vunoit. Ndërkaq, në pikëkalimet e Morinës e të Muriqanit punohet me procedurë të përshpejtuar për shkak të fluksit të automjeteve në dalje.