Fluks në Morinë, vetëm në 24 orë kanë hyrë 30 mijë shtetas kosovarë. Ditët e para të muajit gusht kanë sjellë dyndje të personave që vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet. Për përballimin e fluksit të rritur Pika e Kalimit Kufitar në Morinë ka aktive 10 sportele, 7 në hyrje dhe 3 në dalje.