Sport

Franca kryeson renditjen e FIFA-s për kombëtaret

Franca, Kampionia e Botës në Futboll, ngjitet me 6 vende dhe për të parën herë në mbi 16 vjet, sot kryeson renditjen e FIFA-s për kombëtaret. Të shtatët para kurorëzimit, blutë përfitojnë nga metoda e re e përllogaritjes që filloi të aplikohet këtë muaj duke kaluar Belgjikën, që është rritur me një pozicion dhe Brazilin, që humbet një. Ndërkaq, Kroacia, finaliste e Botërorit 2018, u rrit me 16 pozicione dhe është e 4-ta në klasifikimin e FIFA-s.