Live From Tirana

“Frika Globale”, poezi nga Eduardo Galeano!

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

15 vite pas themelimit “Live From Tirana” është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat. Përveç se temave aktuale, të ftuarve interesantë e shumë kuriozitete të tjera, Jerida Sakaj ndalet edhe tek thëniet motivuese. Këtë herë, ajo ka sjellë në vëmendje një poezi nga Eduardo Galeano, “Frika Globale”…

Ata që punojnë kanë frikë se humbasin punën.
Ata që nuk punojnë kanë frikë se nuk do të gjejnë punë kurrë.
Ata që nuk kanë frikë nga uria, kanë frikë nga ushqimi.
Ata që udhëtojnë me makinë kanë frikë të ecin në këmbë, ata që ecin në këmbë kanë frikë se i shtyp makina.
Demokracia ka frikë të kujtojë dhe gjuha ka frikë të flasë.
Civilët kanë frikë nga ushtarakët, ushtarakët kanë frikë nga mungesa e armëve dhe armët kanë frikë nga mungesa e luftës.
Është koha e frikës.
Frika e gruas nga dhuna e burrit dhe frika e burrit nga gruaja që s’ka frikë.
Frikë nga hajdutët, frikë nga policët.
Frikë nga dera pa çelës, nga koha pa orë dhe nga fëmija pa televizor; frikë nga nata pa hape për gjumë, frikë nga dita pa hape për t’u zgjuar.
Frikë nga turma dhe frikë nga vetmia; frikë nga çfarë ishte dhe frikë nga ç’mund të jetë; frikë nga vdekja dhe frikë nga jeta.