Aktualitet

Fshehën pasurinë, ILDKPKI ndëshkon me gjobë 33 zyrtarë të lartë të administratës

Të paktën 33 zyrtarë të nivelit të lartë janë ndëshkuar me gjobë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI për shkak të parregullsive në deklarimin e pasurisë. Të dhënat u bën me dije nga kryetarja e këtij institucioni, Evgjeni Bashari gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve.

Gjatë vitit 2020, 33 zyrtarë të nivelit të lartë në administratën shtetërore u ndëshkuan me gjobë për shkak të parregullsive në deklarimin e pasurive deklaroi kryetarja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Evgjeni Bashari gjatë raportimit vjetor në Komisionin Kuvendor. Ajo shtoi se përparësi ka pasur edhe zbatimi i ligjit të sinjalizuesve.

ILDKPI ka mbështetur procesin reformues të sistemit të Drejtësisë. Është konsoliduar bashkëpunimi institucional. Janë referuar pranë prokurorisë, strukturave të policisë, strukturave të hetimi tatimor të shtetit rreth 72 raste dhe janë aplikuar 33 masa administrative me gjobë ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë. ILDKPI ka bashkëpunuar me partnerët vendas, për zbatimin ligjin e sinjalizimit, konkretisht janë trajnuar 163 anëtare. Jemi të angazhuar të përmbushim sfidat për të ardhmen.

Bashari theksoi se gjatë vitit të shkuar ILDKPKI kishte në fokus të punës së saj zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit dhe mbështetjen e organeve të reja të drejtësisë.