Sport

FSHF mbledhje me klubet, siguria dhe stadiumet në fokus

Çështja e sigurisë dhe fushat e skuadrave që do të garojnë këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar ishin fokusi i një mbledhjeje në Federatën Shqiptare të Futbollit. FSHF organizoi mbledhjen me klubet në prag të edicionit të 10 të kampionatit, i cili starton këtë të premte. Federata konfirmoi se policia nuk do të jetë brenda në impiantet sportive, por klubet do të jenë të detyruara që të kontaktojnë polici private për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjeve.