Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique konfirmoi se po largohet nga futbolli ndërkombëtar pas një Kampionati Botëror zhgënjyes me Spanjën. Pique i bashkohet ish-shokut të skuadrës te Barcelona, Andres Iniesta, i cili gjithashtu njoftoi largimin nga kombëtarja “La Roja”. Me kombëtaren e Spanjës, Pique është aktivizuar në 102 ndeshje, ku ka shënuar dhe 5 herë.