Rajoni

Gjuriç: Kosova në OKB, njësoj sikur të njihnim Pavarësinë

Në Serbi, Marko Gjuriç shprehet kundër idesë për t’i dhënë Kosovës një vend në OKB, por pa e njohur Pavarësinë e saj. Sipas të ashtuquajturit “Drejtor për Kosovën” në Qeverinë Serbe,  “Kjo është ide shumë e keqe, njësoj sikur Beogradi të pranojë pavarësinë e shpallur në të gjithë territorin e Kosovës dhe të lihet përherë veriu”.