Aktualitet

Gjyqi ndaj Erion Veliajt, caktohet data për seancën e parë në GJKKO!

GJKKO ka caktuar datën 26 maj ora 10:00 për të zhvilluar seancën e parë ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Trupa e re e gjyqtarëve kryesohet nga Elsa Ulliri dhe anëtarët Flora Hajredini e Besmir Stroka.

Në shtator 2025, SPAK dërgoi kërkesën për gjykimin e çështjes duke renditur 13 akuza ndaj Veliaj, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Gjithashtu bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj.

Veliaj ndodhet i arrestuar prej 10 shkurtit 2025.