Natyra u ka dhënë përfaqësuesve të kësaj shenje të zodiakut hijeshi dhe feminitet. Ato duan gjëra të bukura, buqeta dhe dhurata të shtrenjta. Për mashkullin e tyre ato mund të jenë shkatërruese, por gjithsesi burri do t’i dojë. Një grua me një tipar të tillë mund të lindë vetëm nën shenjën e Demit. Gruaja e shenjës së Demit është një grua e ekzaltuar. Kombinon të gjitha cilësitë që burrat e fortë kërkojnë te një grua.

Ajo është çuditërisht e qetë, e matur, por gjithashtu mund të humbasë durimin. Kjo e bën marrëdhënien e saj me një burrë të mprehtë dhe jo të mërzitshme. Kjo është një grua inteligjente dhe burrat ‘martohen’ me këtë mendje. Çdokush që ka fatin të zgjedh një grua të shenjës së Demit do të shpërblehet me një partner të patëmetë, që nuk do e lë atë për gjithë jetën. Çuditërisht, burrat qëndrojnë besnikë ndaj grave të shenjës së Demit, përkundër të gjitha vështirësive të karakterit të saj dhe ajo vetë është një grua tepër besnike dhe e përkushtuar.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se Bricjapët njihen si shenja më e ftohtë e Zodiakut. Ata besojnë se vendimet duhet të udhëhiqen nga arsyeja, jo nga emocionet. Si strategë të zhytur në mendime, planifikojnë me kujdes çdo hap dhe mendojnë se jeta do të ishte shumë më e lehtë nëse njerëzit nuk do të lejonin që emocionet dhe vendimet e paarsyeshme t’i pengonin.
Sjellim në vëmendje se çiftet në një martesë kanë mundësinë të përjetojnë veset më të mira dhe më të këqija të gjysmës së tyre më të mirë. Ndërsa disa martesa rriten bukur dhe maturohen në marrëdhënie të shëndetshme me kalimin e viteve, ka të tjera që janë rrënuar nga disa tipare toksike që në fillim. Hidhini një sy shenjave të zodiakut që kanë zakonin fatkeq të akuzojnë dhe të ulin të tjerët kur nuk ndihen mirë vetë në një marrëdhënie në çift.