Rajoni

Greqi, vijojnë zjarret në Evia

Në ishullin Evia të Greqisë vijon beteja për shuarjen e zjarrit që shpërtheu mesditën e djeshme. Aktualisht ka dy vatra active, në 3 km distancë nga fshatrat Kontotispoti dhe Stavros. 250 persona u evakuan nga autoritetet greke, ndërsa 300 të tjerë vendosën të largohen vetë për t’u strehuar tek të afërm. Për vënien nën kontroll të flakëve janë angazhuar 186 forca zjarrfikëse dhe 5 helikopterë. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.