Bota

Greqia autorizon vaksinimin vullnetar prej 1 Qershorit për Tuberkulozin

Duke e konsideruar vaksinën e tuberkulozit armë shtesë në luftën me COVID-19/ën, Greqia autorizon vaksinimin vullnetar prej 1 Qershorit. Sipas epidemiologëve grekë, “Vihet re se vendet që e kishin të detyrueshme vaksinën e Tuberkulozit, janë më imunë nga COVID-19/a”. Gjithashtu,  kanë 80% më pak mundësi të marrin infeksion të rrugëve të frymëmarrjes. Por pavarësisht vaksinimit, ekspertët në Greqi bëjnë thirrje të ruhet distanca sociale, të përdoren maskat e të respektohen rregullat e higjenës personale.