Showbiz

Halsey vazhdon të jetë në kreun e “Billboard” me “Without Me”, këngëtarja zbulon një detaj të kësaj kënge

Ka rreth 3 muaj që klipi i projektit muzikor të Halsey, “Without Me” është lançuar dhe të gjithë nuk ndalojnë dot së foluri se kjo këngë flet për ish-in e saj, G-Eazy.

Këngëtarja 23-vjeçare e ka mohuar këtë fakt në çdo intervistë duke theksuar kjo këngë përfshin të gjithë njerëzit në jetën e saj por së fundmi është dorëzuar duke e pranuar të vërtetën.

Autorja e saj Michelle Lhooq ka rrëfyer se që pas ndarjes me reperin e famshëm, Halsey ndeu nevojën të shprehej dhe për këtë arsye vendosi ta bëjë nëpërmjet muzikës me “Without Me”.