Showbiz

Harry Styles zbulon arsyen përse u shfaq me fustan në kopertinën e prestigjoses “Vogue”

Harry Styles është mashkulli i parë pas 127 vitesh që zbukuron kopertinën e “Vogue USA” dhe këtë gjë e ka bërë duke veshur një fustan Gucci. Ish-pjesëtari 26-vjeçar i One Direction tha për “Vogue” se ai mendon se veshjet e vajzave janë të mahnitshme dhe se frymëzohet nga stili i tyre. Në kopertinën e revistës amerikane të modës, ai shfaqet i veshur me një fustan me dantella dhe me një xhaketë të zezë. Styles shprehet se moda për djemtë dhe vajzat nuk është e ndarë dhe se personat që bëjnë ndarje janë të mbyllur mendërisht e shpirtërisht.

“Rrobat janë për t’u argëtuar, për të eksperimentuar dhe për të luajtur me to. Unë kur shkoj nëpër dyqane ndonjëherë e gjej veten duke parë rrobat e grave dhe mendoj se janë të mahnitshme”. Në çdo kohë që vendosni barriera në jetën tuaj, thjesht po kufizoheni. Unë kurrë në të vërtetë nuk kam menduar shumë për atë çfarë thonë të tjerët, thjesht bëj atë që dua” – u shpreh Stlyes.

Këngëtari e filloi karrierën e tij muzikore në vitin 2010 si pjesë e programit “X Factor”. Ai dhe anëtarët e tjerë Zayn Malik, Louis Tomlinson, Niall Horan dhe Liam Payne vendosën të bëjnë një pauzë të pacaktuar në vitin 2016. Artisti që atëherë ka patur karrierë të suksesshme solo dhe ka publikuar dy albume. Ai tha se albumi i tij i dytë ishte një evolucion i tingullit të tij , duke shtuar se ishte “i gëzueshëm dhe falas”.“Unë po zbuloja akoma më shumë se cili ishte tingulli im si një artist solo” – u shpreh Styles.

“Unë mendoj se me albumin e dytë e lëshova frikën se mund të gaboja dhe kjo ishte vërtet e bukur.” – përfundoi këngëtari i famshëm. Ai tha se ngjarjet e vitit 2020 , përfshirë pandeminë dhe lëvizjen Black Lives Matter duhet të inkurajojnë njerëzit të dëgjojnë njëri-tjetrin.