Celebrities Film & Tv Gossip

“I ke të gjitha të këqijat”/ Miri debaton ashpër me Selin, banorja: Nuk jeni mësuar të respektoni femrat!

Miri dhe Selin kanë pasur një debat të ashpër me njëri-tjetrin ditën e sotme. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, Selin i është drejtuar Mirit që ai është një person i dështuar dhe që nuk ka pasur guxim që të kërkonte falje pas fjalëve që ai nuk di të respektojë femrat. Ndërsa Miri i revoltuar i është drejtuar banores se po nxjerr veten se si është në të vërtetë dhe që mbetet një manipulatore.

Pjesë nga debati:

Selin:O njeri i dështuar.

Miri:Unë i dështuar.

Selin:O palaço cirku, ti je super i dështuar dhe je komplet i pafytyrë. Nuk pate guxim të dilje në prime edhe të thoje më fal, moj vajzë e dashur, ma nxori goja pa dashje, nuk janë fjalët e mia.

Miri:Jepi gojës, jepi.

Selin:Unë po gjykohem për një fjalë të thënë që nuk janë fjalët e mia. Ti nuk ke guxim të më dalësh përballë, i ikën debateve.

Miri: Ja, po e nxjerr se kush je e vërteta, ti pra je Selin i vërtetë.

Selin:Ky lloj burri je ti.

Miri: Nxjerr nga goja jote vetëm gropa, manipuluese, i ke të gjitha të këqijat e kësaj loje.

Selin: Niveli i lojës tuaj i përket rrugës, edhe i përket burrave, nuk dini ju të respektoni një femër.

Miri:Je ofenduesja numër dy në këtë shtëpi.

Selin:Ju jeni mësuar me lacat te bilardo.