Arrin në 8 numri i viktimave nga i nxehti i pazakontë në Spanjë. Prestigjozja El Pais raporton se temperatura në vend arriti rekordin prej 46 gradësh. Viktimat u regjistruan në Extremadura, në Kataloni dhe në Murcia. Personat që humbën jetë ishin të moshave nga 40 deri në 80 vjeç. Ata kishin të gjithë probleme shëndetësore nga i nxehti.