Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 7 që dje goditi ishullin indonezian, Lombok. Deri tani raportohen 142 viktima dhe qindra të plagosur. U dëmtuan mijëra ndërtesa, ndërsa mungon energjia elektrike. Në një javë, ky ishte i dyti tërmet me pasoja tragjike në Lombok, pas atij të 29 Korrikut që shkaktoi 16 viktima. Plazhet e tij njihen për bukuritë natyrore dhe më së shumti frekuentohen nga turistë perëndimorë.