Aktualitet

Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban!

Shëtitorja bregdetare në Plazhin e Vjetër të Vlorës po merr një tjetër dimension me vazhdimin e punimeve, duke u shndërruar në një investim të rëndësishëm për qytetin. Ky projekt i qeverisë, po vendos standarde moderne të infrastrukturës dhe po i jep përmasa të reja zhvillimit urban.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet nga punimet në shëtitoren e Plazhit të Vjetër në Vlorë.

Mirëmëngjes dhe me vazhdimin e shëtitores bregdetare në Plazhin e Vjetër, një tjetër investim i rëndësishëm për qytetin e Vlorës, që po shtrin standardet moderne të infrastrukturës dhe po i jep përmasa të reja zhvillimit urban ju uroj një fundjavë të mbarë!

 

Përveç përmirësimit të cilësisë së jetesës për qytetarët, shëtitorja po gjallëron një zonë me potencial të madh turistik, e cila po rritet dita-ditës. Ky investim pritet të kthehet në një pikë referimi për vizitorët dhe të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të qytetit bregdetar.

Vlora po konsolidon gjithnjë e më shumë rolin e saj si një destinacion modern dhe atraktiv, si shembull i transformimit urban dhe turistik në vend.