Gossip Showbiz

Ish e dashura rrëfen romancën me Brooklyn Beckham: “Zgjati më shumë se…”

Modelja kanadeze Lexi Wood, e njohur për paraqitjen e saj në reality show “Summer House”, ka zbuluar detaje të reja për lidhjen e saj me Brooklyn Beckham.

Në një intervistë për “Daily Mail”, 27-vjeçarja tha se romanca e tyre ishte më serioze dhe më e gjatë nga sa perceptohej nga publiku.

Çifti nisi të shihej bashkë në vitin 2018, pas ndarjes së Brooklyn nga aktorja Chloë Grace Moretz.

Në atë kohë ata u fotografuan duke u puthur në një studio tatuazhesh në Los Anxhelos, por sipas Lexit, historia e tyre kishte nisur më herët dhe zgjati për më shumë se një vit.

Ne ishim shumë të rinj dhe donim privatësi. Mendoj se zgjati më gjatë nga sa mendonin njerëzit

Duke folur për ish-partnerin, Lexi nuk kurseu fjalët e mira:

Brooklyn është një person i mrekullueshëm. Jam e lumtur që ka gjetur dashurinë e tij me Nicolan. I uroj të dyve vetëm më të mirat.

Ajo shtoi se ka njohur edhe familjen Peltz dhe i përshkroi si “njerëz të jashtëzakonshëm”.

Brooklyn Beckham, sot 26 vjeç, u martua me aktoren Nicola Peltz në prill 2022, në një ceremoni luksoze në Palm Beach.

Së fundmi, megjithatë, raportimet për tensione me familjen Beckham kanë bërë bujë, sidomos pasi prindërit dhe vëllezërit e tij munguan në dasmën e dytë të çiftit muajin e kaluar.

Unë mund të flas vetëm nga përvoja ime, dhe ajo ishte e mrekullueshme. Romeo dhe Cruz janë ndër njerëzit më të mirë që kam takuar

-tha Lexi, duke lënë të kuptohet se kujtimet e saj me familjen Beckham mbeten pozitive.