Bota

Itali, bllokohet anija me mbi 20 ton hashash e 400 mijë litra naftë

Në Palermo të Italisë, Guardia di Financa bllokoi një anije me mbi 20 ton hashash dhe rreth 400 mijë litra naftë. Me çmimin e tregut, droga kap vlerën e 150-200 milionë eurove. Në pranga ranë 11 qytetarë malazezë, anëtarë të ekuipazhit. Mjeti lundrues i nisur nga Las Palmas në Spanjë, gjendet në Portin e Palermos prej fillimit të muajit.