Bota

Itali, emigrantët afrikanë protestë në Foggia

Nën një diell përvëlues, qindra emigrantë afrikanë në Itali zhvilluan një protestë kundër trajtimit të tyre, që e cilësojnë, “Skllavërues”. Ata përshkuan 10 kilometra në këmbë, nga kampi “Getoja e madhe” drejt qytetit Foggia. Gjatë verës, janë të shumtë refugjatët nga vendet e Afrikës që punojnë në Bujqësi në Italinë e Jugut. Për të mbledhur domate, paguhen me më pak se 3 euro ora, as gjysma e pagës minimale për punëtorët e këtij sektori. Gjithashtu, transportohen në kushte çnjerëzore, nga një fermë në tjetrën dhe vetëm pak ditë më parë, 16 emigrantë humbën jetën në dy aksidente rrugore.