Bota

Itali, rrëzohet një urë në Xhenova, ka makina nën gërmadha

Në Itali, një urë e njohur si Morandi u rrëzua në Autostradën A10 në Xhenova. Nën gërmadha ka makina me njerëz, ndërsa raportohen dhe rrjedhje gazi. Në vendngjarje ndodhen autoambulanca, zjarrfikës, forca të rendit e pjesëtarë të ekipeve të emergjencave.  Shembja masive, në një zonë të populluar të qytetit të Xhenovas, ndodhi rreth mesdite. Lidhur me këtë zhvillim nga vendi fqinj, Top Albania Radio do të vazhdojë t’iu mbajë të informuar.