Live From Tirana

Ja disa dhurata speciale për ju që i keni lënë pas dore

Jemi në prag të ndërrimit të viteve dhe një ndër gjërat më të bukura rreth festave janë edhe dhuratat që marrim e japim. Ndonjëherë të bësh dhurata është akoma më bukur se sa t’i marrësh ato. Nëse ende nuk dini se çfarë t’i dhuroni njerëzve tuaj të dashur, në këtë artikull do të zbuloni disa ide të thjeshta por shumë të bukura e kreative që mund t’i zbukurojnë ditën dikujt që ju e doni shumë.

Në Live From Tirana sot kishim të ftuar Besiana Lubonjën dhe Genti Minga të cilët na frymëzuan këto festa me ide shumë të veçanta dhuratash. Secili prej tyre menaxhon një biznes të vogël me anë të të cilit krijojnë bizhuteri, aksesorë apo veshje ‘hand made’ dhe aspak të kushtueshme.

Besiana na rrëferu se biznesi i saj online i quajtur ‘endjebyb’, ka kërkesa të shumta, sidomos nga vajzat për çanta dhe aksesorë të thurur me dorë. Ajo na zbuloi dhe historinë e saj frymëzuese se si ka mësuar endjen vetëm nëpërmjet video-ve në youtube dhe biznesin e saj e ka ngritur nga 0. Të gjitha porositë e personalizuara ajo i punon vetë me shumë kujdes ku përfshihen çanta, jastëkë, kosha dhe shporta. Një ndër metodat me të cilën Besiana i punon këto produkte quhet ‘Makram’, një endje me 7-të nyje ashtu si notat e pentagramit.

Sa i përket Gentit, punimet e tij janë minimaliste por me shumë kuptim dhe gjithashtu janë dhurata që ju mund t’i personalizoni. Nga varëset e çelsave, bizhuteritë, aksesorë të ndryshëm si dhe stampime bluzash me piktura murale që gjenden kudo nëpër Tiranë. Duke qenë se ky vit ka vënë në vështirësi ekonomike shumë njerëz për shkak të pandesimë (një detaj që e zbuluam edhe tek intervistat e Albanës), këto dhurata të vogla mund t’i bëjnë festat tuaja më të gëzueshme.

https://www.instagram.com/p/CFVjjySn6z8/