Pak ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka zbuluar tatuazhin e saj më të ri.
I dizenjuar në qafë dhe në gjuhën shqipe, ajo ka rrëfyer se kjo fjalë ka një domethënie të veçantë për të.
“Zog” është shkrimi i bojës nën lëkurë që tashmë Rita ka që qafën e saj, një fjalë të cilën mamaja, Vera e thërriste me përkëdheli kur ishte e vogël.
‘Kur isha e vogël, nëna ime Vera më thërriste zog, ‘zog i mamit’ në shqip. Prandaj falemnderit Dr.Woo për krijimin e këtij kujtimi për mua të cilin e dua kaq shumë. Dhe për detajet shtesë në gishta’ -shkroi ylli i muzikës në postimin e saj në Instagram.