Celebrities Gossip Showbiz

“Jam shumë mirënjohëse dhe…” Selin Bollati befason me deklaratën për ish-banorët!

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka folur hapur për herë të fundit mbi eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në vend, duke dhënë një mesazh që ka tërhequr vëmendjen.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo u shpreh se e sheh rrugëtimin e saj në këtë format me shumë mirënjohje, duke theksuar se çdo person që ka takuar brenda shtëpisë ka pasur një rol të rëndësishëm në jetën e saj.

Sipas Selinit, përvoja në reality show nuk ka qenë vetëm një garë, por edhe një mundësi për të njohur karaktere të ndryshme dhe për të krijuar lidhje që vazhdojnë edhe jashtë kamerave.

Sinqerisht, sot jam shumë mirënjohëse dhe shumë e lumtur që kam takuar secilin prej tyre. Kanë qenë pjesë e jetës sime dhe u uroj më të mirat

-u shpreh ajo.

Ajo shtoi gjithashtu se shpreson që të gjithë ish-banorët të jenë duke ndjekur dhe realizuar qëllimet që kishin kur u bënë pjesë e spektaklit, duke lënë të kuptohet se nuk mban asnjë hatër apo negativitet pas përfundimit të lojës.

Deklarata e saj është parë nga fansat si një qëndrim i pjekur dhe pozitiv, duke treguar se, pavarësisht dinamikave dhe përplasjeve brenda shtëpisë, për Selin Bollati gjithçka tashmë i përket së shkuarës.