Celebrities

Jamie Lee Curtis shpërthen në lot për vdekjen e Charlie Kirk: “Nuk isha dakord me të…”

Aktorja e njohur Jamie Lee Curtis ka reaguar me emocion ndaj vdekjes së Charlie Kirk, duke pranuar se edhe pse nuk ishte dakord me bindjet e tij politike, ndjeu dhimbje për humbjen e tij.

Gjatë podcastit “WTF With Marc Maron”, 66-vjeçarja përmendi ngjarjen tragjike, fillimisht duke e ngatërruar mbiemrin e të ndjerit me “Crist”.

Pas korrigjimit nga moderatori, ajo sqaroi:

Më fal, Kirk. Thjesht e quaj Crist, ndoshta për shkak të Krishtit, për shkak të besimit të tij të fortë

Curtis u emocionua gjatë rrëfimit, duke shpërthyer në lot:

Jam shumë e trishtuar. Nuk isha dakord me pothuajse asnjë pikë nga ato që ai shprehte. Por besoj se ishte një njeri me besim, një baba, një burrë. Shpresoj që në momentet e fundit ai ka ndjerë lidhjen me Zotin

Aktorja foli gjithashtu për ndikimin që kanë imazhet e dhunshme në publik, duke kritikuar përhapjen masive të videos së vrasjes së Kirk në rrjete sociale.

Ne nuk e dimë se çfarë efekti ka të shohësh sërish e sërish këto skena. Ashtu si pamjet e Kullave Binjake më 11 shtator, edhe tani po bëhemi të mpirë ndaj dhunës, por në të vërtetë ajo ndikon në ne

Ylli i filmit “Knives Out” shtoi se ka një lidhje personale me përjetimin e dhunës në media, duke përkujtuar se Presidenti John F. Kennedy u vra pikërisht pesë vite pas ditëlindjes së saj.

Jam e lidhur me atë ditë të tmerrshme. Dhe nuk do të dëshiroja kurrë të shoh pamjet e momentit të vrasjes së Kirk