Gossip

Janë apo nuk janë bashkë? Mozzik dhe Loredana bëjnë lëmsh rrjetin

Reperja e famshme Loredana nëpërmjet dokumentarit të saj të postuar me pjesë në Instagram na zbulon një tjetër anë të saj. Në këtë realizim ajo flet më tepër për jetën personale, për familjen, vajzën, vendin ku është rritur dhe atë që na intereson më së shumti, Mozzik.

Ky i fundit shfaqet thuajse në çdo pjesë të këtij dokumentari dhe për një moment ishim 100% të sigurt se ata janë rikthyer krah njëri-tjetrit. Madje, në një moment të shkurtër ata shfaqen më pranë se kurrë në një poligon duke qëlluar me armë.

Mirëpo, teksa të gjithë fansat u lumturuan për këtë rikthim, reperi shumë i dashur i publikut ktheu gjithçka përmbys. Së fundmi, Mozzik ka deklaruar se në të vërtetë nuk ka asnjë rikthim mes tij dhe Loredanës. Ata ndajnë një marrëdhënie të mirë dhe kanë raporte miqësie vetëm për hir të vajzës së tyre Hana.

Megjithatë, fotot e fundit që janë publikuar mes ish-çiftit duket se i shfaqin ata ndryshe. Po ju si mendoni a janë rikthyer apo jo së bashku dyshja e reperave?

https://www.instagram.com/tv/CJy4_8fKGg8/?utm_source=ig_embed