Showbiz

Jennifer Garner këshillon publikisht fansen zemërthyer

Së fundmi Jennifer Garner ka postuar një sërë fotosh të aktiviteteve të saj gjatë karantinës dhe distancimit social që tërhoqën vëmendjen e një fanseje.

Fansja e cila e përgëzon për jetën e saj të qetë e të lumtur u shpreh se së fundmi po kalon një periudhë të vështirë pasi vendosi të divorcohej nga bashkëshorti i saj prej shumë vitesh.

“Më vjen keq që zemra jote është kaq e rënduar. Shpresoj te rrethohesh nga femra të forta që të ndihmojnë të shohësh se sa vlerë ke. Uroj që të mundesh të qetësosh mendjen dhe zemrën nëpërmjet lutjeve, meditimit, ushtrimeve dhe artit. Buzëqeshja do të të rikthehet me kohën por më beso që ja vlen të luftosh” -shkroi aktorja publikisht duke i dhënë kurajo.