Gossip Showbiz

Joz Marku feston 30-vjetorin mes miqsh, partnerja i bën dedikim romantik!

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz Marku, ka festuar 30-vjetorin e lindjes në një atmosferë intime, i rrethuar nga miq të ngushtë dhe persona të dashur.

Mbrëmja është karakterizuar nga muzikë, energji pozitive dhe spektakël fishekzjarresh, ndërsa momente nga festa janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale nga të ftuarit.

Në festë ishte e pranishme edhe partnerja e tij, Xhoana Toshi, e cila publikoi disa foto krah tij në Instagram, të shoqëruara me një mesazh të ndjerë:

Disa njerëz thjesht e bëjnë jetën më të bukur. Jam vërtet mirënjohëse për ty! Të uroj gjithë lumturinë që meriton!

Festimi tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, duke reflektuar një moment të rëndësishëm personal për Jozin, i cili e ndau këtë ditë të veçantë me njerëzit më të afërt.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania, ai krijoi një romancë me Loredana Brati, e cila përfundoi brenda shtëpisë së famshme.

Pas daljes nga formati, secili është fokusuar në rrugëtimin e vet, Loredana në rrjetet sociale dhe projekte mediatike, ndërsa Jozi në karrierën muzikore.