Bota

Kajro, vriten 6 terroristë

Në periferi të Kajros, Forcat e Sigurisë në Egjipt vranë 6 të dyshuar si militantë terroristë. Sipas autoriteteve, “Ata planifikonin sulme gjatë festimeve të Bajramit, që përkon me 21 Gushtin”. Presidenti Abdel Fattah al-Sisi zotohet të mposhtë militantët islamikë, të cilët kanë vrarë qindra civilë dhe anëtarë të forcave të sigurisë në Gadishullin Sinai, vitet e fundit.