Bota

Kaliforni, rrëzohet avioni, raportohen 5 viktima

Një avion i vogël turizmi u rrëzua në një parking pranë një qendër tregtare në Sant’Ana, në jug të Kalifornisë. Të pestë personat që ndodheshin në bordin e mjetit “Cessna” gjetën vdekjen. Piloti i avionit, i cili ishte drejtuar për në Los Anxheles, sinjalizoi një problem teknik, pak para se të rrëzohej në tokë rreth 1 km nga aeroporti “John Wayne”. Enti i Aviacionit Civil Amerikan hapi një hetim për të zbardhur shkaqet e incidentit.