Gjatë një bisede të qetë me disa prej banorëve të Big Brother VIP Albania, Brikena ka ndarë hapur mendimet e saj mbi marrëdhëniet në çift dhe vlerat që ajo konsideron thelbësore te një mashkull.
Diskutimi u përqendrua te bashkëjetesa, familja dhe mënyra e të jetuarit, ku Brikena u shpreh pa komplekse se për të, lidhja e një burri me familjen e tij është një nga gjërat më të rëndësishme në një marrëdhënie.
Ajo deklaroi se do të ndihej shumë mirë të jetonte së bashku me prindërit e partnerit, duke e parë këtë si një vlerë dhe jo si pengesë.
Një gjë që më pëlqen te një mashkull është të jetojë me familje. Unë kam qejf të jetoj me nënën dhe babain e tij
-u shpreh ajo.
Brikena shtoi se është e tërhequr nga jeta tradicionale familjare dhe mënyra se si kanë jetuar brezat e mëparshëm, duke përmendur edhe rutinat e hershme të mëngjesit.
Më pëlqen të zgjohem herët, si dikur, kur nuset zgjoheshin, lanin oborrin dhe bënin bukën
-tha ajo, duke nxitur reagime të ndryshme në shtëpi.
Ajo theksoi gjithashtu se bashkëjetesa me vjehrrit dhe familjen e zgjeruar është diçka që e dëshiron, duke shprehur dashuri dhe respekt të madh për të moshuarit.
Kam qejf shumë të jetoj me vjehrrit, pleqtë i adhuroj
-përfundoi Brikena.
Deklaratat e saj ndezën një debat interesant mes banorëve, duke nxjerrë në pah përplasjen mes traditës dhe mënyrës moderne të të jetuarit në çift.