Imagjinoni sikur zgjoheni zakonisht për punë dhe rastësisht njiheni me shpirtin tuaj binjak. Kështu ka ndodhur edhe me këngëtarët tuaj të preferuar.
Njihuni me disa nga këngëtarët e huaj që kanë rënë në dashuri gjatë xhirimeve të klipit. Ndërsa ata kanë qenë duke xhiruar një këngë zemra e tyre ka rrahur fort duke krijuar në këtë mënyrë ndjenja dashurie.
Shakira dhe Pique. Çifti i famshëm, i cili aktualisht ka 2 fëmijë të quajtur Sasha dhe Milan, u takuan gjatë xhirimit të videoklipit për këngën hit të Shakira-s ‘Waka Waka’. Gjatë regjistrimit, fiksimi që Gerard Piqué kishte për gruan e tij tani, ishte aq i fortë sa ai bëri gjithçka për të qenë me të. Të dy janë ende shumë të dashuruar edhe sot e kësaj dite.
Britney Spears dhe Sam Asghari. Mënyra se si Sam Asghari u afrua me Mbretëreshën e Popit Britney Spears ishte disi e turpshme… Ose të paktën kjo është ajo që ai rrëfeu për mediat. Ata ishin duke punuar së bashku në xhirimet për videoklipin e ‘Slumber Party’. Spears erdhi tek ai për të prezantuar veten dhe sepse ai ishte aq nervoz, ai bëri sikur nuk e dinte kush ishte vetëm për ta bërë atë që të qeshte.
Joe Jonas dhe Camilla Belle. Joe Jonas dhe Camilla Belle u dashuruan me shikim të parë ndërsa po punonin së bashku në xhirime. Ata po xhironin një video për publikimin e ri të ‘Lovebug’ dhe të dy ndien një lidhje të veçantë. Ata ishin së bashku për një vit, nga 2008 në 2009 dhe kishin një marrëdhënie të bukur dashurie.
Colson Baker dhe Megan Fox. Reperi Colson Baker (Machine Gun Kelly) dhe aktorja Megan Fox, konfirmuan se ishin në një lidhje pasi dolën thashethemet kur ata ishin duke punuar së bashku në videoklipin e këngës Bloody Valentine. Fox duhet të jetë ndjerë vërtet e tërhequr nga Baker kur u takuan. Mos të harrojmë se ajo sapo po ndahej nga një lidhje shumë serioze me ish-burrin Austin Green. Por ajo nisi romancën me reperin.
Justin Bieber dhe Jasmine Villegas. Kur Justin Bieber ishte ende adoleshent, shumica prej nesh e kujtojnë, ai nisi një lidhje me Jasmine Villegas. Çifti u takua gjatë xhirimit të videoklipit për hitin modern klasik pop ‘Baby’. Marrëdhënia e tyre në fakt u mbajt e fshehtë për një kohë. Vetëm kur ata treguan dashurinë e tyre në publik muaj më vonë, thashethemet u konfirmuan. Sidoqoftë, marrëdhënia nuk zgjati më shumë se disa muaj.
Maluma dhe Natalia Barulích. Maluma dhe Natalia Barulích u lidhën shumë me njëri-tjetrin gjatë regjistrimit të videoklipit të ‘Felices los 4’. Që nga ai regjistrim, shkëndija mes tyre ishte aq e qartë sa që ata vazhduan dhe e bënë lidhjen e tyre zyrtare. Por pas 2 vitesh, ata vendosën t’i jepnin fund lidhjes.
Po ju a keni rënë ndonjëherë në dashuri me dikë që keni punuar?!