Kërcënohet stafi drejtues i Vllaznisë, me në krye trajnerin e ri Agim Canaj, drejtorin teknik Engin Firat dhe administratorin Suad Lici. Situata ka sjellë për pasojë pezullimin e seancës stërvitore të klubit kuqeblu. Presionet, që shkojnë deri në kërcënim me jetën, janë të natyrës për aktivizim të lojtarëve të caktuar në formacionin e titullarëve.