Celebrities Fashion

Khloe Kardashian po i feston Krishtlindjet më herët se ç’duhet këtë vit?!

Epo, famiilja Kardashian është e njohur kur vjen puna edhe për festat dhe Krishtlindjet. Së fundmi nëpërmjet një postimi të bukuroshes Khloe Kardashian është bërë e ditur se edhe këtë vit ata po i mirëpresin Krishtlindjet shumë më herët dhe në një mënyrë krejtësisht të veçantë.

Në postimin e bërë shikohet nëna e saj Kris Jenner, vajza e vogël True dhe gjyshja MJ, rreth një peme të Krishtlindjes. Ajo kishte shkruar në psotimin e saj se:

#ad Kush është gati për një Krishtlindje të Khloé ?! U argëtova aq shumë duke xhiruar këtë fushatë PJ festash @childrensplace më True, , @krisjenner dhe gjyshen time madhështoren MJ. OMG… True kishte një gëzim shumë të madh duke zgjedhur stilet e saj të preferuara!

Merrni tuajat tani (para se të zhduken) me @afterpayusa përmes link-ut në bio-n tim. #pajamajamaparty

https://www.instagram.com/p/CUsWvIHhgFL/?utm_source=ig_web_copy_link

Ylli 37-vjeçar i ‘KUWTK’ kishte veshur një palë pizhama të kuqe po të njëjta me vajzën e saj. Ndërkohë që shkruante një shënim për True në një dhuratë të mbështjellë me profesionalizëm, Kris tha se:

Fëmijët do t’i pëlqejnë këto pizhame.

Kris dukej gati për festat që po afrohen, e veshur me një stil të mrekullueshëm pizhamash me kafshë me veshje të kuqe të zjarrtë rreth qafës dhe kyçeve të dorës. Ajo shtoi gjithashtu se:

Unë jam vetëm duke u përgatitur për Kris-mas më të mrekullueshëm ndonjëherë. Katër breza të familjes të veshur me PJ të përshtatshëm për të gjithë nga The Children’s Place.

Rikujtojmë edhe se në reklamën e saj më të re për ‘Good American’ Khloe Kardashian shfaqet më seksi se kurrë. Në reklamën e parë televizive të markës së saj ‘Good American’, të titulluar “Find the One”, mami bukuroshe e vajzës True shfaqet duke u rrotulluar në shtrat topless, e veshur vetëm me një palë xhinse me bel të lartë të firmës  “Good Legs”.