Celebrities Fashion Showbiz

Khloe Kardashian shfaqet më seksi se kurrë për reklamën e firmës së re!

Në reklamën e saj më të re për ‘Good American’ Khloe Kardashian shfaqet më seksi se kurrë. Në reklamën e parë televizive të markës së saj ‘Good American’, të titulluar “Find the One”, ylli i KUWTK shfaqet duke u rrotulluar në shtrat topless, e veshur vetëm me një palë xhinse me bel të lartë të firmës “Good Legs”.

Në postimin e saj në rrjetin e saj social Instagram Khloe ka shkruar se:

Mendoj se gjeta të duhurat.

Gjatë kohës që ajo po xhiron videon në sfond dëgjohet teksa thotë se:

 Ndihem mirë. Ndihem seksi. Sikur nuk kam pse të vazhdoj të kërkoj. Unë mendoj se e gjeta të duhurat.

Në video-n e postuar Khloe shfaqet teksa ka mbuluar gjoksin e saj vetëm me një çarçaf. Një përfaqësues i markës konfirmoi për Page Six Style se:

Nëse veshja e një palë xhinseve perfekte është e gabuar, atëherë Good American nuk dëshiron të jetë e drejtë. 

Përfaqësuesi gjithashtu ka treguar se fushata ka për qëllim të lartësojë dhe festojë atë ndjenjën seksi dhe besimin që përjetojnë të gjitha gratë kur gjejnë palë xhinse të përsosura, ajo po planifikon të redaktojë reklamën për miratim që përfundimisht të transmetohet.

Motra e Khloe, Kourtney gjithashtu pozoi pa këmishë për fushatën “Find the One” të Good American, kështu që ka të ngjarë të jetë vetëm çështje kohe pjesa tjetër.

Rikujtojmë se Khloe Kardashian, e cila kurrë nuk ka marrë pjesë në Met Gala, doli në mediat sociale për t’iu përgjigjur një thashethemi se ajo në të vërtetë ishte “ndaluar” nga ngjarja. Khloe Kardashian foli në lidhje me spekulimet për veten dhe ngjarjen më të madhe vjetore të botës së modës.

Të martën, më 28 shtator, ylli 37-vjeçar i “Keeping Up With the Kardashians” iu përgjigj një numri pyetjesh të fansave në Twitter, duke përfshirë një pyetje që përfshinte një thashethem që është shpërndarë në mediat sociale dhe në disa media që sugjerojnë se Khloe është “ndaluar” të marrë pjesë në Met Gala.